Paratë për integrim, kthehen në kursim

Gjysmë milioni euro, të planifikuara për mbarëvajtjen e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, janë kthyer në arkën e kursimeve të shtetit. Ministria për Integrime ka mundur t’i mbajë ato në konton e saj pak më shumë se një muaj. Më 18 dhjetor, kabineti qeveritar e ka anuluar vendimin që kishte marrë më 13 nëntor për ndarjen e këtyre mjeteve.
Në atë vendim, një kopje të të cilit e ka Tribuna, precizohej se: “Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë për Integrim Evropian për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 500.000.00 (pesëqind mijë) euro për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura për përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave tjera përcjellëse për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit”.
Këto mjete qenë ndarë nga shpenzimet e paparashikuara të Qeverisë, përkatësisht nga kategoria ekonomike-rezervat. Mirëpo, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, u vendos që të njëjtat t’i merren Ministrisë së Integrimeve dhe të trajtohen si kursime…(Tribuna).