KKVITI

Paratë e taksapaguesve po i hanë pushtetarët e pangopur

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Të dhënat zyrtare na tregojnë se vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti nga institucionet, të cilat marrin para nga buxheti i shtetit, u shpenzuan hiç më pak se 834 milionë euro dhe pjesa dërrmuese është shpenzuar për paga dhe për transferime sociale.

Hertica: Politikanët, deputetët dhe zyrtarët shtetërorë mbesin njerëzit më të pasur në Kosovë

“Raporti i Ministrisë së Financave e prezanton aq dobët funksionimin e Qeverisë. Zgjerimi enorm i kabinetit qeveritar s’ka se si të përfundojë ndryshe pos një barrë e rëndë dhe e papërballueshme për buxhetin shtetëror, në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur analisti Arsim Haziri për gazetën “Kosova Sot”.

Të dhënat zyrtare na tregojnë se vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti nga institucionet, të cilat marrin para nga buxheti i shtetit, u shpenzuan hiç më pak se 834 milionë euro dhe pjesa dërrmuese është shpenzuar për paga dhe për transferime sociale.

Eco Higjiena

Duke u bazuar në raportin gjashtëmujor të Ministrisë së Financave, shihet se gjatë gjysmës së parë të vitit për paga janë shpenzuar 293 milionë e 820 mijë euro, ndërkaq për mallra dhe shërbime janë shpenzuar mbi 92 milionë euro. Sipas analistëve, pushtetarët nuk mendojnë gjë tjetër pos si ta shpenzojnë buxhetin për luks. Analisti i fushës së integrimeve evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se partitë politike që po vijnë në pushtet po e keqpërdorin buxhetin dhe po e shfrytëzojnë për destinacione politike në bazë të forcës politike që kanë.”Në bazë të raporteve të deritashme na del se Qeveria ‘Haradinaj’ është Qeveria më e dobët dhe qeveria më zhvatëse që nga paslufta e këndej. Kjo qeveri është turpi kombëtar se në aspektin ekonomik e ka futur Kosovën në një situatë pa rrugëdalje dhe sipas burimeve që disponojmë neve është një qeveri që ka shpenzuar më shumë buxhet se sa ka krijuar të hyra, pra para se të gjenerojnë të hyrat është shpenzuar buxheti dhe nëse vazhdohet kështu edhe një vit me këtë qeverisje, Kosova do të futet në një regresion të thellë”, është shprehur Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”.”Nga kreu i Qeverisë ‘Haradinaj’ e të gjithë të tjerët janë njerëz amatorë dhe analfabetë, që nuk dinë se si mbahet shteti”, është shprehur ai.

Mungesa e transparencës Analisti politik Arsim Haziri theksoi për “Kosova Sot” se raporti i ministrisë e prezanton aq dobët funksionimin e Qeverisë.”Zgjerimi enorm i kabinetit qeveritar s’ka se si të përfundojë ndryshe pos një barrë e rëndë dhe e papërballueshme për buxhetin shtetëror”, është shprehur ai. Haziri thotë se kjo qeverisje e ka tradhtuar objektivin për të cilin ishte mandatuar. Ndërsa analisti tjetër politik, Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot” thotë se institucionet kosovare po i shpenzojnë paratë e buxhetit të vendit pandërprerë, duke mos kursyer asgjë sikur të jetë një Tornando e zhvatjes së milionave. “Politikanët, deputetët, zyrtarët shtetërorë, vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre, edhe pse është më se e nevojshme”, është shprehur ai.”Transparenca ndaj qytetarëve të Kosovës nga politikanët deri më tani ka munguar gjithmonë, por është përpjekje që deklarimi i pasurisë të bëhet dhe të dihen financat e tyre, ku deri më tani ka shpenzuar 3 milionë euro dreka për politikanët e pangopur që udhëheqin shtetin e Kosovës që gati njëzet vjet e kurrsesi nuk po ngopen nga plaçkitja dhe vjedhjet, të të gjitha dikastereve së gërryeri ‘kuletën’ e quajtur buxhet shtetëror”, është shprehur ai.

Qytetarët të pakënaqur me shpenzimet enorme të qeveritarëve të pasluftës Qytetarët tanë janë tejet të pakënaqur me shpenzimet enorme të qeveritarëve tanë të pasluftës. Kështu, qytetari Hakif Hamiti për gazetën “Kosova Sot” thotë se praktika qeverisëse e pasluftës ka dëshmuar se akëcila qeveri që erdhi në pushtet në plan të parë e pati interesin personal, duke e harruar interesin e gjerë. Ai shton se qëllimi i këtyre garniturave të pushtetarëve ishte se si t’i rehatojë familjarët e tyre anëtarë e simpatizantë partiakë dhe militantët e tyre politikë dhe që të zhvatin sa më shumë para të buxhetit dhe pasurimin personal. Ndërsa qytetari tjetër, Ramadan Ferizi, thotë për gazetën “Kosova Sot” se është për keqardhje se pushtetarët e të gjitha partive politike që nga paslufta e deri sot pa dallim në momentin që e marrin pushtetin, ato fillojnë që ta zhvasin buxhetin e qytetarëve të Kosovës deri në palcë.”Mënyra e tyre e qeverisjes përmes zhvatjes dhe shkatërrimit të buxhetit të shtetit, është bërë model i qeverisjes si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal dhe pushteti merret vetëm për të vjedhur paratë e popullit”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)