Mobi Casa

Paratë e privatizimit në buxhetin e shtetit, jo në banka

/ 1 minutë lexim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të investojë 59 milionë euro në bankat komerciale të vendit nga 590 milionë euro sa ka në fondin e mirëbesimit. Ky vendim i AKP-së nga ekspertët e ekonomisë shihet si zgjidhje e përkohshme, pasi që, sipas tyre, zgjidhja e vetme për t’i futur mjetet në funksion të zhvillimit ekonomik është kthimi i tyre në buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, ka pohuar për Tribunën se vendimi i marrë nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve parasheh investimin në bankat komerciale të një pjese të fondeve të mirëbesimit, përkatësisht 10% të fondeve të përgjithshme.

Hidromorava

“Agjencia do të investojë në ato banka komerciale që i plotësojnë kriteret e hartuara për këtë qëllim nga Agjencia, e që janë kritere rigoroze të sigurisë. Agjencia do të jetë e kujdesshme gjatë këtij procesi dhe do të investojë në përputhje me ligjin e vet dhe kriteret e arsyeshme dhe të matura të investimit që ka hartuar, gjithnjë duke pasur parasysh sigurinë maksimale të fondeve që administron ajo me ligj”, ka thënë ai.(Tribuna).