ARKATANA

Paratë e pista dhe terroristët sfidojnë Kuvendin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Procedohet Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Kuvendi i Kosovës ka renditur në seancë plenare të radhës për lexim të parë Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit Një ligj i tillë vjen në Kuvendin e Kosovës për herën e tretë.

Përfaqësues të partive politike në opozitë, së bashku me analistë dhe ekspertë nga shoqëria civile, thonë se ky rikthim në Kuvend i një ligji që është në zbatim e sipër, i vlerësuar jo shumë funksional në zbatim, më shumë është pasojë e dështimit për shkak të moskoordinimit institucional të zbatimit më të përqendruar, mungesës së vullnetit politik nga pushteti, sesa që është pasojë e mangësive të mëdha në përmbajtje. “Është shumë e ditur një praktikë e mbrapshtë që po funksionon jo vetëm tani, por edhe në mandatet e kaluara qeverisëse, që pavarësisht miratimit të Ligjeve, gjithnjë janë disa akte ligjore në fuqi ,të cilat Qeveria e Kosovës nuk i zbaton dot, e të mos flitet për mospërfillje të konsideruara të jo pak dispozitave ligjore aplikative.

ARKATANA

Këtë situatë më së miri e pati faktuar dhe analizuar edhe Raporti i monitorimit në vitin e kaluar, sikundër edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të hartuar nga Komisioni i Këshillit të BE-së”, tha anëtari i Kryesisë së AAK-së, profesor i së drejtës, Riza Smaka. Ndërhyrja në ligje, si mashtrim i opinionit Deputeti Enver Hoti nga Nisma për Kosovën thotë se kjo qeveri aktuale këta drejtues të shumicës së dikastereve qeveritare, qëllimisht nuk i zbaton ligjet, sepse nuk iu konvenojnë pikërisht atyre. “Ata vazhdimisht, në çdo ditë të kaluar të tyre, edhe si funksione politike, por edhe shtetërore, këta në vazhdimësi bien ndesh me ligjin, prandaj zbatimi i ligjit në përpikëri, në fushat më të rëndësishme të luftimit të dukurive negative, do të thoshte ndërmarrje të masave të ashpra fillimisht kundër vetvetes dhe ata dihet që nuk janë në gjendej të ndërmarrin veprime të tilla në zbatim të ligjit. Pra, askush të mos pret, edhe pas çfarëdo ndryshimesh që ndodhin, në cilindo ligj qoftë që preket interesi i tyre, sa ata do të jenë të gatshëm për zbatimin e ligjit nga pozitat e tyre funksionale e shtetërore që i kanë”, tha Enver Hoti për Kosova Sot Sipas tij ndërhyrja e shpeshtë në ligje me peshë për parandalimin e dukurive negative është vetëm një improvizim dhe një mashtrim për opinionin publik vendor.

Ariana Qosaj-Mustafa nga Instituti KIPRED vlerëson se duke qenë se fenomeni i pastrimit të parave është mjaft i përhapur në Kosovë, ndërsa parandalimi dhe luftimi është ende në faza fillestare, ligji i ri duhet të fuqizohet, të ketë për qëllim përmirësimet në këtë drejtim, sado që efikasiteti do varet nga gatishmëria politike dhe institucionale për zbatim, pasi fenomeni ndërlidhet edhe me ekonominë informale. “Por, në mënyrë që parandalimi dhe luftimi i kësaj dukurie të ketë sukses, institucionet e Kosovës duhet ta kenë parasysh se kjo dukuri është e ndërlidhur edhe me ekonominë informale, ndërtimet e pakontrolluara, korrupsionin dhe krimin e organizuar, që shpesh i paraprijnë pastrimit të parave./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.