UBT

Paratë e pensioneve në letrat me vlerë

/ 1 minutë lexim

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), nga praktika që t’i investojë mjetet jashtë vendit, me lëshimin në qarkullim të letrave me vlerë ka rritur sasinë e parave të investuara në Kosovë. Së fundi i ka investuar 11.6 milionë euro në Letrat me Vlerë të Qeverisë së Kosovës të emetuara javën e kaluar. Investimi i bërë është me afat maturimi prej 1 vjet dhe me një normë interesi prej 2.26 për qind.

Drejtuesit e Trust-it thonë se në këtë mënyrë, brenda një periudhe kalendarike më pak se 1-vjeçare, FKPK-ja në mënyrë aktive po investon në këtë instrument financiar të vendit dhe që nga emetimi fillestar FKPK-ja ka plasuar mbi 25 milionë euro.

Uji Dea

“Kjo politikë investuese është vazhdimësi e vullnetit të shprehur nga Bordi Drejtues i FKPK-së për të rritur investimet në vend, sapo të krijohen kushtet e nevojshme ligjore për investimin e mjeteve të kontribuuesve të FKPK-së”, thuhet në njoftimin e Trustit. Ndryshe, Trusti ka në menaxhim rreth 800 milionë euro, mjete këto të kontributdhënësve dhe pjesa më e madhe e tyre është e investuar në aksionet jashtë vendit.(Tribuna)