Mobi Casa

Paratë e ndara për sektorin privat, do të barten në llogaritë e punëtorëve, e jo të kompanisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në fillim të kësaj jave, Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi Pakon Emergjente Fiskale përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se mjetet financiare do të barten direkt në llogaritë e punëtorëve dhe jo në llogarinë e kompanisë.

“Punëtorët munden që edhe në mënyrë individuale të lajmërohen në zyret e punësimit dhe të dorëzojne kontratën e punës dhe atë të ndërprerjes si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare”, ka thënë Krasniqi.

United Hospital

Ai ka thënë se ky vendim është marrë pas miratimit të pakos, përmes së cilës do të ndahen fonde shtesë për skemat sociale dhe pensionale, mbështetje financiare për shoqëritë tregtare, huadhënie për ndërmarrjet publike në vështirësi, për komunat, shtesa për mjekë, infermierë, policë, punëtorët e dyqaneve, furrave, farmacive, e shtesa për kategori të tjera.

Vlera e pakos së miratuar nga Qeveria e Kosovës kap vlerën e 179.6 milionë eurove.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.