UBT

Parashikon eksperti i ekonomisë: Vendimi i Trump për tarifat ndaj BE-së, do të godas edhe Kosovën!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave prej 50% ndaj Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 qershori.

Ky vendim përveç që do ta godasë ekonominë e vendeve më të zhvilluara evropian, edhe Kosova do të goditet në mënyrë indirekte dhe direkte.

Kështu ka thënë për Indeksonline, njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu.

“Tasksat tregtare të cilat janë vu nga SHBA-ja, konkretisht nga presidenti Trump përball shteteve anëtare të shteteve evropiane vërtet e dëshmojn edhe më tutje që ka filluar një epokë e re ekonomik. Një ri-renditje e re ekonomike që ka të bëjë shumë më tepër me qeverisje politike, koorporative se se sa të formës së politikës klasike. Të gjitha këto masa janë duke e çrregulluar konturën ekonomike në botë.”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij vendimi për tarifat ndaj vendeve të BE-së, do të ketë efekte negative duale çoftë për vendet evropiane, çoftë edhe për vet SHBA-në.

“Fakti që të dyja palët kanë qenë partner dhe janë partner tregtarë të lidhur njëri me tjetrin , besoj është efekti i parë. E dyta do të goditet industria dhe teknologjia e shteve evropiane në veçanti të vendeve të zhvilluara siç është Gjermania.

E tëra kjo do të ndikojë në aspektin social sepse në tkurrjene eksporteve ekonomia “Made in Europe “ në SHBA , do të ketë edhe t’kurrje të fuqisë punëtore në evropë e tëra kjo do të ketë efekt zingjiror edhe në vendet tjera”, tha ai.

UBT

Duke shtuar se edhe Kosova do të goditet nga ky vendim.

“Në mënyrë direkte do të jetë e goditur edhe Kosova dhe shtete e Ballkanit Përendimor. Remitancat kanë qenë shtylla kryesore e strabilitetit ekonomik edhe social , besoj që do të ketë një t’kurrje e cila do të reflektojë me negavitet. “, tha ai.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave prej 50% ndaj Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 qershori.

“Bashkimi Evropian, i cili u themelua kryesisht për të shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara në tregti, është jashtëzakonisht i vështirë për të bashkëpunuar. Barrierat e tij të forta tregtare, TVSH-ja, dënimet absurde për korporatat, barrierat jo tarifore, manipulimi monetar, paditë e padrejta dhe të pabazuara kundër kompanive amerikane dhe të tjera, kanë çuar në një deficit tregtar me Shtetet e Bashkuara prej më shumë se 250 miliardë dollarësh në vit – një shifër që është plotësisht e papranueshme”.

Negociatat tona me ta nuk po çojnë askund! Prandaj, unë rekomandoj vendosjen e një tarife të sheshtë prej 50% për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025. Për produktet që prodhohen ose montohen në Shtetet e Bashkuara, tarifa nuk zbatohet.

“Faleminderit për vëmendjen tuaj”, shkroi Trump./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.