UBT

Parashikimi: Ky është skenari i krijimit të qeverisë pas 6 tetorit

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Një nga mashtrimet e mëdha që partnerët e koalicionit PAN, qe e ka bërë ndaj qytetarëve të Kosovës, në këtë gjysmë mandat dyvjeçar, është premtimi për miratimin e ligjit për Qeverinë.

Burjani është e sigurt që në mungesë të ligjit, edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të ketë një qeveri me të njëjtën hartë qeveritare, me dikastere ministrore sikurse që ishte në mandatin e PAN-it.

Një nga mashtrimet e mëdha që partnerët e koalicionit PAN, qe e ka bërë ndaj qytetarëve të Kosovës, në këtë gjysmë mandat dyvjeçar, është premtimi për miratimin e ligjit për Qeverinë.

Edhe pse e patën nisur me shumë pompozitet e publicitet hartimin e këtij ligji, ai zvarrit në kohë tepër gjatë sa që mbeti letër e pa vlerë në sirtarët e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

Kështu mendojnë edhe analistët politikë, të cilët që në fillim patën shprehë dyshimin e tij se ligji do të bëhet.

Analisti politik, Blerim Burjani tha për “Kosova Sot Online” se është e sigurt

Vetë skenari i dështimit të Ligjit për Qeverinë e Kosovës, sipas Burjanit, është skenar i pritjes së formatit të koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, e që numri i ministrive do të përcaktohet përsëri me marrëveshje e kushtëzime politike, në mungesë të ligjit i cili tani në legjislaturën e re duhet të rikthehet në procedurë në pikën zero, ripunim dhe shqyrtim që nga fillimi.

Mobi Casa

Burjani madje tha për “Kosova Sot Online” se edhe po të miratohej ai ligj që ka mbetur në procedurë, përsëri nuk do të mjaftonte për një reformim të plotë të administratës së shtetit, për racionalizimin e dikastereve ministrore, pasi 14 ministri të parapara me ligj përsëri janë të tepërta.

“Ligji për Qeverinë prej 14 ministra i propozuar nga PAN ishte serish një tjetër përpjekje për zhvatje e buxhetit ndonëse me një formë pak sa më të butë. E them kushti sepse numri që ishte paraparë prej 14 ministrive , është numër i madhe i dikastereve në raport me demografin dhe zhvillimin ekonomik”, tha Burjani për Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Burjani, edhe nëse riaktivizohet bërja e ligjit në legjislaturën e re, ai duhet të rishikohet që nga fillimi, pasi ashtu sikur që ishte miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të kishte prodhuar asnjë efekt në kursimin e buxhetit, as në shkurtimin e personelit administrativ.

“Ky numër i madhe i propozuar i dikastereve serish tejkalon limitin për një shtet të vogël, të pa zhvilluar e të varfër sikur që është Kosova. Ky ligj duhet të revidohet plotësisht, të niset një procedurë e re, me numër të kufizuar ministrish, sepse versioni i tanishëm nuk ka pasur aspak reflektim të gjendjes së brendshme në Kosovë. Sikur që dihet ai dokument ishte marr kopje e plotë nga Republika e Sllovenisë, në mungesë të përvojës dhe ekspertizës nga ana e qeverisë së Kosovës për ta bërë vetë një ligj të tillë”, tha Burjani për Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Kosovës nuk u duhen më shumë se 10 dikastere ministrore, maksimalisht.

“Nëse mendojmë racionalisht, Kosova duhet të ketë vetëm 10 ministri, edhe pse shteti mund të reflektoj pozitivisht edhe me më pak dikastere, me minimumin 7 ministri, por përkufizimi i tyre 7-10 nuk bëhet ngarkesë as për buxhetin dhe as për personelin. Ndryshe rritja e dikastereve ministrore përtej këtij numri nuk ka për qëllim tjetër veç se rehatimin e militantëve të politikës dhe atyre të papunëve që i shërbejnë kësaj politike në cilësinë e argatit gjatë fushatave zgjedhore”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.