ARKATANA

Parashikimi i Pacollit: Dalëngadalë Kurti do ta pranojë Asociacionin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për Periskopin në lidhje me situatën e krijuar së fundi në vend.

Pacolli ka komentuar vizitën e Emisarit special për Ballkanin, Gabriel Escobar, në Kosovë ku ky i fundit i bëri të qarta qëndrimet e shtetit amerikan në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas Pacollit, kryeministri Kurti e di mirë që nuk mund ta ndryshojë mënyrën e dialogut pavarësisht se i luftoi dhe kundërshtoi marrëveshjet e arritura në dekadën e fundit, por prapë po i zbaton si të tilla.

“Kryeministri Kurti ka bërë mirë që ka hyrë në dialog. Dialogu nuk është shpikje as e Kosovës dhe as e Serbisë, por një mekanizëm i krijuar nga aleatët tanë për të trajtuar tema të hapura mes dy shteteve, mbi të gjitha të një marrëveshjeje me njohje reciproke. Ky term u prezantua për herë të parë nga presidenti Trump dhe sot kjo është një kërkesë zyrtare ndaj Serbisë, jo me atë që quhej një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila ishte më e paqartë. Pra, kryeministri Kurti e di që nuk mund të ndryshoj mënyrën e dialogut. Ai e kundërshtoi dhe luftoi marrëveshjet e arritura në dekadën e fundit, tani po i zbaton vetë ato marrëveshje. Nëse do të ishin aq të këqija, ai do të kundërshtonte siç ka bërë”, tha Pacolli për Periskopin.

UBT

Tutje, Pacolli i bindur thotë se kryeministri Kurti do t’i pranojë edhe vendimet për Manastirin e Deçanit dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Ndër të tjera ai pret nga Kurti që të sqarojë se çfarë do të thotë “njohje reciproke në qendër”, sepse siç thotë Pacolli, “në diplomaci njohja është akt formal, jo proces as në qendër e as në fillim e as në fund, por një akt i plotë”.

“Dalëngadalë do të vijmë në qëndrimin ku kryeministri Kurti do ta pranojë vendimin për Manastirit të Deçanit, për Asociacionin e Komunave Serbe, fusnotën tash e ka pranuar, nuk e kundërshton. Ajo që pres nga kryeministri Kurti është të sqarojë se çfarë do të thotë njohje reciproke në qendër, a është ky formulim se nuk do të ketë njohje eksplicite, sepse në diplomaci njohja është akt formal, jo proces as në qendër e as në fillim e as në fund, por një akt i plotë”, deklaroi z. Pacolli.

Krejt në fund Pacolli tha se, Albin Kurti duhet te mbajë përgjegjësi sepse është Kryeministër i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.