GRANDEMALL

Parashikimi i motit, pritet ulje temperaturash

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një front i ftohtë ajror depërton sot në rajon, por fronti do të jetë i dobët dhe ndikimi i tij do të jetë vetëm ulja e temperaturave dhe freskimi sadopak i motit.

Gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjnë erëra nganjëherë lokalisht të fuqishme kryesisht nga veriu dhe pikërisht këto erëra do të ndikojnë në uljen e temperaturave. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius në Dukagjin. Pak më freskët në Rrafshin e Kosovës.

Eco Higjiena

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta. Pasdite për shkak të frontit të dobët të ftohtë ajror do të ketë zhvillime konvektive të pakta kryesisht në juglindje të Shqipërisë dhe aty-këtu në perëndim të Maqedonisë së Veriut me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e marta na pret mot kryesisht me diell, por pak më i freskët. Pasditeve priten zhvillime të izoluara kryesisht në juglindje të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore. Në viset tjera pa ndonjë zhvillim. Temperaturat do të jenë më të këndshme, por me rritje të lehta dhe graduale./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.