ARKATANA

Parashikimi i motit për sot, maksimalja deri në 34 gradë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Temperatura të larta verore po parashihen ditëve të fundit të gushtit, që është muaji i fundit stinës meteorologjike të verës, para se më 1 shtator të filloj vjeshta meteorologjike.

Të enjten mbeten kushte të qëndrueshme me kthjellime e diell. Temperaturat në mëngjes zbresin në 9C e 13C, ndërsa gjatë ditës maksimale vazhdojnë me trend të rritjes, e kapin vlera prej 31C e 34C. Era frynë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 1-4m/s.

Të premten të nxehtit do të arrij kulminacionin, me temperatura që do kapin vlera prej 34C e 36C. Gjatë fundjave, më pas pritet destabilizim.

Vransirat shtohen të shtunën, e më vonë paraqiten rrebeshe shiu dhe bubullima, nga vazhdojnë kohëpaskohe ditën e diel. Temperaturat zbresin në 30C të shtunën, e të dielen deri në 23C.

Hidromorava

Të hënën më pas do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje në 27C e 28C.

Deri të shtunën frynë erëra të lehta dhe mesatare kryesisht nga krahu jugore, 4-11m/s.

Të dielën më pas ndryshojnë drejtimin në veriore. Temperaturat minimale shënojnë rritej deri në 15C, por në fillim të javës zbresin në 10C, njofton Mendimi për Motin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.