Mobi Casa

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot në Kosovë pritet ndryshim gradual i motit, por mbetet ende shumë nxehtë. Përpos nxehtësisë, erërave të ngrohta dhe rrezeve diellore do të ketë zhvillime të vranësirave të cilat vende-vende do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk do të ketë rrebeshe shiu në të gjitha viset, por vetëm në disa rajone.

Temperatura maksimale deri në 30 apo 31 gradë Celsius.

Gjatë natës depërtim i frontit të ftohtë me rrebeshe shiu kryesisht në lindje të vendit, lokalisht edhe në disa zona përreth dhe në disa zona tjera. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme me depërtimin e frontit të ftohtë me dhe si pasojë e dita e hënë do të jetë më e freskët.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot ende mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në disa vise kryesisht malore të Shqipërisë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Destabilizim më i fortë i motit pritet në shumë vise në Maqedoninë Veriore dhe eventualisht edhe në Luginë të Preshevës, ndërsa stuhi dhe fuqishme shiu me bubullimë pritet të ketë gjatë natës në verilindje dhe lindje të Maqedonisë së Veriut dhe pjesë të Luginës së Preshevës dhe ndoshta edhe në disa zona të Kosovës.

Uji Dea

Stuhi dhe shtrëngata shumë të fuqishme shiu me breshër dhe rrebeshe shumë intensive (sidomos gjatë natës së ardhshme) priten në vendin ku shtrihet fqinji ynë verior Serbia.

E Hëna vjen dukshëm më e freskët, me diell dhe vranësira lokale dhe me mundësi për ndonjë reshje të dobët të izoluar.

Nga e marta gradualisht prapë nxehtë. /MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.