UBT

Parashikimi i motit për këtë javë – nga e marta ulje e temperaturave dhe reshje shiu

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në tërë territorin e Kosovës, gjatë kësaj jave do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira që mund të sjellin edhe reshje shiu.

Nga dita e martë parashihet ulje e temperaturave.

Sot e hënë moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Për të martën moti gjithashtu do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit.

Uji Dea

Të mërkurën do të mbaj mot relativisht i freskët. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta.

Edhe për të enjten është parashikuar të mbretëroj mot kryesisht i ngjashëm dhe pak më i freskët. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluar. Temperaturat mbeten të ngjashme në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/