Eko Higjiena

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, sa do të shkojnë temperaturat

/ 2 minuta lexim

Mot më i ngrohtë parashihet të mbajë sot në vend, kryesisht me diell. Kohëpaskohe mund të kalojnë edhe vranësira, sipas “Mendimi për motin”.

Temperatura minimale zbret në 6C e 8C, e ajo maksimale gjatë ditës në rritje deri në 24C e 25C, raporton Express.

Ditën e diel orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave të pakta lokale, por se nuk paraqiten kushte për të reshura.

Uji Dea

“Temperatura maksimale në një rënie të lehtë në 22C e 23C. Era ndryshon drejtimin në veriore e frynë me intenzitet mesatarë 5-12m/s. Nga dita e hënë kryesisht me diell dhe temperatura në rritje deri në 26C. Të mërkurën mbrëma shtim i vransirave. Këtë fundjavë nuk do të ketë depërtime të pluhurit saharian, ndaj edhe cilësia e ajrit mbetet në vlera të mira dhe të pranueshme”, thuhet në njoftim.

Përgjatë pjesës së dytë të javës së ardhshme, paraqiten sinjale për të reshura shiu dhe një rënie të temperaturave paksa më afër mesatare në 17C e 19C.

“Fundjavën e ardhshme, shkurtimisht mund të ketë një periudhë stabile me temperatura që marrin një tendencë rritjeje edhe mbi 20C. Javën e tretë të prillit, pas ditës së 15, sinjalet janë më të forta për reshje më të shumta shiu, derisa edhe temeperaturat zbresin në vlera mesatare, maksimalet deri në 14C, e ato minimale në 4C dhe 5C”, thuhet në njoftim.