Fundamenti

Parashikimi i motit për javën e parë të qershorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ditët në vijim pritet të ketë vranësira, ndërsa në përfundim të javës do të ketë kohë të kthjellët, bën të ditur Prishtina Weather.

Në ditët e para të muajit qershor dhe stinës meteorologjike të verës, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët që ndodhen në lindje të rajonit. Do të mbajë mot jostabil, me vranësira dhe diell, me mundësi për reshje lokale shiu. Rryma të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të mbajnë temperaturat pak të ulëta nën vlera mesatare.

Nga dita e enjte masa më të ngrohta nga Mesdheu do të shtrihen mbi vendin tonë, të cilat sjellin përmirësim të motit me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave përreth vlerave normale për këtë periudhë kohore.

Kështu do të jetë moti për pesë ditët e para të javës së ardhshme:

1.06 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

2.06 – Pjesërisht vranët në mëngjes. Ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Priten edhe rrebeshe shiu me mundësi për bubullima.

Fundamenti

3.06 – Më ngrohtë, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.

4.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

5.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri 10C, e maksimalet nga 17C deri 19C, ndërsa ditën e premte do të rriten edhe deri në 26C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.