RCCOLA

Parashikimi i motit për javën e fundit të këtij viti, si do të jenë temperaturat

/ 2 minuta lexim

Javën e fundit të këtij viti parashihet mot kryesisht stabil, me më shumë kthjellime, sipas “Mendimi për motin”.

Fundjavën e ardhshme, ditëve të fundit të vitit, pritet të ketë më shumë vranisra, pa përjashtuar mundësi për të reshura shiu, që po pritet të jenë më të shumta me kalimin në ditën e parë të vitit 2024., raporton Express.

Temperaturat mbesin të larta deri në 6C e 7C, ato maksimale, e minimalet zbresin edhe në -1C.

Uji Dea

“Javën e fundit të vitit po parashihet mot kryesisht stabil, me më shumë kthjellime. Mirëpo shkaku i inverizionit të temperaturës, ku masat e ftohta mbesin të ngujuara në pjesë të ulëta të vendit, krijohen kushte edhe për mjegull që mund të zgjasë edhe përgjatë orëve të pasdites. Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore deri në 8C e 10C. Mirëpo në pjesë të mbuluara me mjegull mund të jenë më të ulëta.

Fundjavën e ardhshme, ditëve të fundit të vitit, do të ketë më shumë vranisra, pa përjashtuar mundësi për të reshura shiu, që po pritet të jenë më të shumta me kalimin në ditën e parë të vitit 2024. Temperaturat mbesin të larta deri në 6C e 7C, ato maksimale, e minimalet zbresin edhe në -1C”, thuhet në njoftim.