United Hospital

Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme.

Fundjava pritet të jetë me diell e vranësira, e java e ardhshme fillon me mot kryesisht me diell, derisa orët e mëngjesit do të jenë më të ftohta. Mund të ketë edhe reshje shiu, raporton Express.

Në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot me diell e vransira, e ditën e diel, aty këtu ekzistojnë gjasa për riga lokale shiu.

Uji Dea

Në fillim të javës së ardhshme parashihet mot kryesisht me diell, megjithëse mëngjeset shkojnë duke u bërë më të ftohta.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.
4.09 – Kryesisht me diell. Kohëpaskohe do kalojnë edhe vransira.
5.09 – Vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
6.09 – Kryesisht me diell. Orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale.
7.09 – Kryesisht me diell, në mëngjes më freskët.
8.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
Temperaturat minimale luhaten nga 10C deri 14C, e deri nga mesi i javës së ardhshme me tendencë të rënies, ku pritet të zbresin edhe deri në 6C.

Temperaturat maksimale luhaten përreth vlerave mesatare nga 23C deri 26C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatara nga verilindja 3-10m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së lehtë, e nga dita e hënë në rritje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.