Mobi Casa

Parashikimi i motit për ditët e fundit të tetorit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit të tetorit pritet të mbajë mot i kthjellët, derisa orëve të para të mëngjesit mbetet ftohtë dhe me ngrica, raporton Express.

Mot i kthjellët dhe me diell parashihet të mbajë edhe në ditët e fundit të tetorit, gjatë ditës më butë, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende me ngricë, e nëpër ultësira me kushte të formimit të mjegullës apo mjegullinës. Ditën e hënë në mbrëmje vransirat fillojnë të shtohen.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë vende-vende do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

28.10 – Mëngjesi i ftohtë dhe me ngricë, në vise të ulëta shkurtimisht me kushte për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell dhe më butë.

29.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me kushte për mjegull/mjegullinë në ultësira, ditën kryesisht me diell dhe butë.

30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

Mobi Casa

31.10 – Kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngricë.

1.11 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 1C, e maksimalet nga 15C, në rrafshin e Kosovës e deri në 17C nga Dukagjini.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike në një rënie të lehtë por që mbetet në vlera të larta./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.