Fundamenti

Parashikimi i Kurtit: Do t’i marrim 2/3 e votave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i VV’së, Albin Kurti në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave, raporton Gazeta Express.

“Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk I ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.

Ai tha se LDK hyri në koalicion për ta penguar Vetëvendosjen në qeverisje.

“LDK’së ju dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese”, tha kreu i VV’së.

FIDANISHTJA

Ai përmendi edhe pozitën e kryeparlamentarit të cilën e kishte lëshuar Glauk Konjufca për kandidatin e LDK’së.

Sipas Kurtit edhe pse VV’ja e lëshoi postin e kryeparlamentarit në këtë pozitë erdhi dikush që nuk ishte servile si Vjosa Osmani/

“ Këmbngulja e LDK’së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, tha Kurti ndër të tjera./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.