KKVITI

Parashikime ambicioze të Kurtit për zhvillimin ekonomik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reformat e parapara nga kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti në sektorin e ekonomisë nga njohësit e çështjeve ekonomike janë duke u parë si ambicioze, por të realizueshme, ndërsa si dëshira të pamundura nga partitë opozitare të vendit. Kurti ndër të tjera ka premtuar mbylljen e AKP-së, bashkimin e Doganës me ATK-në, si dhe rritjen e buxhetit deri në tre miliardë euro për një vit, shkruan sot gazeta Zëri.

Në seancën, kur mori detyrën e re si kryeministër i vendit, Albin Kurti ndër synimet me parësore shpërfaqi reforma ambicioze në sektorin e ekonomisë, nëpërmjet të të cilave do të dinamizohej zhvillimi ekonomik i vendit.

Eco Higjiena

Mbyllja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, bashkimi i Administratës Tatimore të Kosovës me Doganën, rritja e buxhetit deri në tre miliardë euro, si dhe programi për 8 orë punë janë disa nga synimet e qeverisë “Kurti” për reforma në ekonomi. Për njohësit e çështjeve të ekonomisë synimet e paraqitura nga Kurti për reforma rrënjësore në ekonomi po shihen ambicioze, pavarësisht se realizimi i tyre varet edhe nga jetëgjatësia e Qeverisë. Nga përfaqësuesit e partive opozitare këto synime të Kurtit po shihen vetëm si dëshira personale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.