United Hospital

Paraqitjet e mira ia sigurojnë ftesën Januzajt në Kombëtaren e Belgjikës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Belgjikës ka ftuar për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, sulmuesin shqiptar, Adnan Januzaj.

26-vjeçari i cili luan për skuadrën e Real Sociedad në kampionatin spanjoll të futbollit, ka qenë dhe më parë pjesë e kombëtares belge në vitin 2014, i cili cilësohej si një ndër talentet më të mëdhenj në Europë dhe luante për gjigandët anglez të Manchester United.

Mobi Casa

Aktualisht, Januzaj po kalon formë të mirë te klubi spanjoll, me ç’rast edhe ka pranuar ftesë nga Kombëtarja e Belgjikës.

Hera e fundit kur Januzaj u ftua nga Belgjika ishte për ndeshjet e tetorit të vitit 2019 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, megjithatë ai nuk shijoi asnjë minutë duke mbetur në stol. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.