Hidromorava

Paraqitje e suksesshme e Ansamblit “Gjilani” në Elbasan të Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, me ftesë të ,,DANCE PLUS” Elbasan , ka marr pjesë në Festivalin e valles shqipe të organizuar për nderë të ditës ndërkombëtare të Valles.

Me këtë rast Ansambli i këngëve dhe valleve ,,GJILANI” është paraqitur me valle karakteristike nga treva e jonë dhe është pritur me shumë emocione nga publiku artdashës i Elbasanit .”Festivali këtë vit nuk kishte karakter garues, por të gjithë artistët pjesëmarrës me kënaqësi dhe me vullnet të jashtëzakonshëm dhanë gjithçka nga vetja që sa më shumë ta kënaqin publikun që aq shumë ishte” tha Nehat Ferati kryetar i ansamblit.

Uji Dea

Gjithashtu vlen të theksohet se, këto ngjarje kulturore janë të mirëseardhura për avancimin kulturor të gjitha trevave shqiptare, për njohje që krijohen në mes të rinjve tha Ferati./rajonipress/