United Hospital

Paraqitje dinjitoze e Shqipërisë, humbje e pafat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Zvicra, në një ndeshje ku ishte i pranishëm shpirti luftarak i Kuqezinjve deri në sekondat e fundit, por për fatin tonë të keq dolëm të humbur nga kjo sfidë.

Një fillim jo i mirë i Kuqezinjve dhe Zvicra kaloi në epërsisë me një gol të shënuar nga mbrojtësi Fabian Schaar. Ishe minuta e katërt e takimit kur nga këndi harkoi Shaqiri, ndërsa Etrit Berisha bëri një dalje të gabuar duke ua dhënë mundësinë helvetikëve të kalojnë në epërsi.

Pas dominimit në lojë dhe angazhimit për të krijuar shans për gol, kuqezinjtë ia dolën ta krijonin një të tillë. Hysaj dërgoi një pasim fantastik në fazën ofensive te Armando Sadiku, i cili u gjend i vetëm përballë portierit kundërshtar. Mirëpo, goditjen e tij e ndali portieri zviceran.

Gjërat u përkeqësuan kur Lorik Cana u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 23-të, ndërsa në një moment të dytë ai u tregua i pavëmendshëm. Prekjen e topit me dorë në një moment rrëzimi, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë dhe ky ishte i dyti për të, ashtu që Cana e lëshoi fushën (37’). Menjëherë pas, Blerim Xhemajli e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

HW

Edhe pse luante më një lojtar më pak në pjesën e dytë, Shqipëria ishte më e mira në fushë duke e kontrolluar lojën dhe duke u përpjekur që ta barazonte sfidën. Ndërkohë që Berisha u tregua vendimtar në disa raste duke mos lejuar që të prekej më porta e tij.

Përkundër angazhimit të madh dhe tentimeve për t’i gëzuar tifozët kuqezi, lojtarët tanë nuk arritën që ta merrni një pikë nga kjo sfidë e vështirë.

Rastin magjik për t’i nivelizuar gjërat në minutat e fundit e pati Shkëlzen Gashi, por nuk ia doli të shënonte i vetëm përballë portierit zviceran. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.