Eko Higjiena

Paraqitje dinjitoze dhe e suksesshme e Ansamblit “Gjilani” në festivalin e Vlorës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Vlora ku ishte pjesëmarrës në Festivalin e 13 Ndërkombëtar “AULONA INTER FOLK FESTIVAL” në Vlorë të Shqipërisë.

Ansambli “GJILANI” pati dy mbrëmje paraqitje të suksesshme, veçanërisht në natën finale ku para shume shikuesve, u interpretuan valle burimore e koreografike, dhe këngë të përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” është paraqitur krahas shumë vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera.

Për performancë të shkëlqyer dhe dinjitoze Ansambli “GJILANI”, është shpërblyer me DIPLOMË nga organizatori i festivalit.

Uji Dea

Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Falënderim i veçantë për organizatoret ne krye me drejtuesin e festivalit zotin Sejmen Gjokoli për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshëm i anëtarëve të ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit – Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport thuhet në njoftimin e kryetarit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.