Eko Higjiena

Paraqitja e Granit Xhakës ndaj Bayern Munich – mesfushori shqiptar prej më të mirëve te Bayer Leverkusen

/ 1 minutë lexim

Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen kanë zhvilluar një ndeshje të bukur ku në fund u mbyll me rezultat 2-2, ndërsa për 90 minuta luajti Granit Xhaka.

Harry Kane dhe Leon Goretzka shënuan për bavarezët, ndërsa Alejandro Grimaldo dhe Exequiel Palacios gjetën rrjëtën për aspirinat.

Granit Xhaka luajti për 90 minuta te Bayer Leverkusen në këtë ndeshje, duke qenë prej më të mirëve nga mysafirët.

Mobi Casa

Ai u vlerësua me notën 7.0 në këtë përballje nga SofaScore, duke qëndruar mirë përballë mesfushorëve si Goretzka dhe Joshua Kimmich.

Xhaka kishte 97 prekje të topit, ndërsa nga 78 pasime, 68 i kishte të saktë, me një përqindje prej 87%.

Pas kësaj ndeshje të dy klubet janë në dy vendet e para me nga 10 pikë. /Telegrafi/