GRANDEMALL

Parandaloni kancerin duke kontrolluar dietën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ushqimi i mirë mund t’ju ndihmojë të parandaloni dhe mundni kancerin në mënyra të ndryshme. Kjo dietë ushqyese mund të ulë rrezikun për zhvillimin e kancerit. Dhe, nëse ju jeni diagnostikuar, ngrënia mirë mund të mbështesë pozitivisht trajtimin dhe t’ju ndihmojë të jetoni mirë për vitet që vijnë pas trajtimit.

Këtu janë disa udhë- zime të përgjithshme për të ndihmuar në zvogëlimin e riskut të kancerit, përmes një regjimi ushqimor të ekuilibruar. [vegetable-005-650×358]

• Mbani një peshë të shëndetshme për të zvogëluar rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

• Zvogëloni marrjen e kalorive nga yndyrna të ngurta dhe sheqerna të shtuara. Ushqimet me sheqer dhe yndyrna të shtuara mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe të lënë hapësirë të vogël për më shumë ushqime të shëndetshme, parandaluese të kancerit.

• Hani shumë fruta dhe perime, duke përfshirë fasulet, të cilat janë të lidhura me një rrezik më të ulët të kancereve të caktuara. Plotësoni gjysmën e pjatës suaj çdo vakt me një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve, të pasura me lëndë ushqyese të natyrshme.

Mobi Casa

• Kufizo alkoolin. Dëshmitë sugjerojnë se të gjitha llojet e pijeve alkoolike mund të rrisin rrezikun e një numri të kancereve. Konsiderohet më e dëmshme kur kombinohet me pirjen e duhanit.

Brokoli dhe lakra ndihmojnë për kujtesën

Nëse harroni shpejt, mund të jetë për shkak të mungesës së gjumit ose një numri arsyesh të tjera, duke përfshirë gjenetikën, nivelin e aktivitetit fizik dhe mënyrën e jetesës dhe faktorët e mjedisit. Megjithatë, nuk ka dyshim se dieta luan një rol të madh në shëndetin e trurit. Menyja më e mirë për rritjen e kujtesës dhe funksionit të trurit është dieta mesdhetare.

Marrja e perimeve të përshtatshme, përfshirë brokolin, lakrën dhe zarzavate me gjethe të errëta, mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës. Brokoli është gjithashtu një opsion i shkëlqyer për drekë ose darkë. E njohur mirë për një ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës, arra gjithashtu mund të përmirësojë funksionin njohës. Shijoni një grusht arra për të shuar urinë e mesditës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.