Parandalojnë shumë sëmundje: Njerëz, mos i anashkaloni kikirikët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kikirikët i takojnë të njëjtës familje të bishtajave, sikurse lentet, fasulja apo soja. Jo vetëm se kanë shije të shkëlqyeshme, porse janë të pasur edhe me yndyra, proteina dhe përbërës tjetër ushqyes.

Janë burim i mirë për proteina dhe në vete përmbajnë vitamina esenciale, minerale dhe substanca bimore. Dobitë e kikirikëve janë të shumta, e ne ju sjellim disa prej tyre, trasmeton gazeta Kosova Sot

TË DOBISHËM PËR ZEMËR

Me sa duket, nga dobitë e kikirikëve për shëndetin e njeriut, kjo është më e shpeshta. Falë përbërësve që kanë, kikirikët zemrën e njeriut e mbajnë të shëndetshme. Acidet oleine te kikirikët ulin kolesterolin në gjak, prandaj janë në gjendje të parandalojë sulmin në tru dhe sëmundjet koronare.

OFROJNË ENERGJI

RCCOLA

Një nga vetitë më të dalluara të kikirikëve për shëndetin e njeriut është forcimi i energjisë. Kjo pasi kikirikët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, antioksidues dhe materie ushqyese, që vetvetiu janë burim i energjisë.

NDIHMOJNË TE HUMBJA NË PESHË

Kikirikët konsiderohen të domosdoshëm për mbajtjen e peshës. Pasi posedojnë kalori dhe yndyrë, kikirikët nuk ndikojnë në shtimin e kilogramëve, prandaj konsumimi i tyre ndihmon në ruajtjen e vitalitetit dhe parandalon mbipeshën.

(Kosova Sot)