Parandalojeni yndyrën në mëlçi përmes këtyre pijeve natyrale
LËNGU I PANXHARIT
I pasur me fibra, antioksidues dhe minerale esenciale, lëngu i panxharit është një nga ato ilaçet shtëpiake që parandalon mëlçinë yndyrore.
Përbërësit: 2 panxharë; 2 gota ujë (250 ml).
Përgatitja: Qëroni panxharët, copëtoni dhe i vendosni në blender me pak ujë. Procedoni për disa momente derisa të keni një përzierje të trashë. Si ta konsumoni: Pini një gotë lëng para kafjallit, e pini në mesditë dhe pasdite. Këtë rutinë e mbani për 3 javë.
NESPULLA
Kjo pemë e shijshme ka fuqi pastruese që ndihmon në reduktimin e formimit të yndyrave në mëlçi.
Përbërësit: 3 pemë nespulla; Një gotë ujë (250 ml).
Përgatitja: Pjesën e brendshme të pemës e procedoni me një gotë ujë. Si ta konsumoni: Lëngun e pini para kafjallit për 3 javë rresht.
XHENXHEFILI
Pasi që përmban shumë antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve, xhenxhefili është ilaç shtëpiak që lufton yndyrën në mëlçi.
Përgatitja: 1 lugë xhenxhefil të bluar (50 g); Një gotë ujë (250 ml); 1 lugë lëng limoni (15 ml); 1 lugë mjaltë (25 g). Përgatitja: Shtoni xhenxhefilin e bluar në një gotë ujë të vluar dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kësaj kohe, e derdhni në një shishe dhe shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
Si ta konsumoni: Këtë lëng e pini para kafjallit, 4 javë rresht.
ÇAJ NGA SHKURRET ‘BOLDO’
Shkurret ‘boldo’ përmbajnë dy përbërës që ndihmojnë në luftimin e triglicerideve dhe aminoacideve në qelizat e mëlçisë: ‘boldine’ dhe ‘boldoglucine’.
Përbërësit: Një lugë gjethe të shkurreve ‘boldo’ (5 g); Një gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Derdhni gjethet në një gotë me ujë dhe i vloni, në temperaturë të ulët për 5 minuta. Shkyçni temperaturën dhe e lini të pushojnë edhe për 10 minuta.
Si ta konsumoni: Lëngun e pini në mëngjes dhe mesditë, si dhe pasdite. E pini për 2 javë.
LËNG RREPKE
Rrepka përmban fibra natyrale, antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve që zbut problemet shkaktuar nga mëlçia e yndyrshme Përbërësit: 2 rrepkë 1 gotë ujë (200 ml).
Përgatitja: Qëroni rrepkën dhe e preni në pjesë të vogla. Shtoni rrepkën në ujë dhe në blender më pas. Si ta konsumoni: E pini çdo ditë. Mbani ritmin për 3 deri 4 javë.
(Kosova Sot)


