Eko Higjiena

Parandalojeni kancerin: Ushqimet që i pastrojnë mushkëritë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Mushkëritë e shëndosha kanë rëndësi të madhe për shëndetin e tërë trupit. Ja cilat ushqime duhet konsumuar, që të keni mushkëri të shëndetshme.

Pemët me gëzhojë

Ata që kanë nivel adekuat të vitaminave B në organizëm, janë më pak të rrezikuar nga paraqitja e kancerit të mushkërive, bile edhe nëse janë duhanxhinj të fortë, ka treguar studimi i bërë në rreth 400.000 njerëz nga dhjetë vende evropiane. Niveli i lartë i vitaminës B6 dhe i aminoacidit metioninë, i cili gjendet në pemët me gëzhojë, peshq dhe mish, zvogëlon rrezikun nga kanceri i mushkërive për 50%.

Qepa

Qepa, por edhe hudhra, janë plot me antioksidues dhe përbërës antikancerogjenë, prandaj janë të dobishme kundër shumë llojeve të kancerit. Janë sidomos efikase për mbrojtjen e rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.

Lëngu i karotës

Lëngu i karotës vepron për mrekulli në shëndetin e mushkërive, duke i mbrojtur ato nga infeksioni dhe nga paraqitja e kancerit. Për këtë veprim, meritore është vitamina A, e cila në një masë të madhe gjendet në karotë. Pini çdo ditë nga 3 dl të lëngut të karotës gjatë kafjallit.

Uji Dea

Xhenxhefili dhe kurkumina

Këto dy rrënjë shëruese janë shumë efikase në luftë kundër kancerit të mushkërive dhe kundër shumë sëmundjeve të tjera. Xhenxhefili përmban antioksidues, të cilët largojnë toksinet e mbledhura nga pirja e duhanit, derisa kurkumina, apo shafrani i Indisë, është i pasur me vitamina dhe minerale, e përmban edhe thartira yndyrore omega-3, falë të të cilave ka veprim antibakterial, antiviral dhe antikancerogjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Speci

Speci është një perime shumë e dobishme, meqë përmban sasi të mëdha të vitaminës C, e cila e forcon sistemin imunitar. Po ashtu edhe flavonoidet, që gjenden në speca, parandalojnë paraqitjen e problemeve me frymëmarrje, sikur që janë dispnea dhe astma, por parandalojnë edhe paraqitjen e kancerit të mushkërive.

Brokoli

Dihet kaherë që brokoli, si perime shumë e shëndetshme që është, parandalon shumë lloje të tumorit, por tani është parë se ai iu ndihmon edhe personave me sëmundje të mushkërive. Përpos që parandalon kancerin e mushkërive, brokoli sidomos është efikas edhe për parandalimin e kancerit të lukthit. Në anën tjetër, kjo perime është efikase edhe te mjekimi i kancerit të gjirit, meqë përmban sasi të mëdha të sulforafanit, substancës e cila i vret qelizat e kancerit.

(Kosova Sot)