ARKATANA

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në Kabash të Vitisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Zyrtarë policorë nga Task-Forca e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitetet në teren dhe bashkëpunimin me qytetarë. Kështu më, 21.09.2022, rreth orës 02:00, pasi është pranuar informatë se nga fshati Debelldeh i Vitisë, lëvizin disa automjete, dyshohet të ngarkuara me mallra të kontrabanduar, njësitet policore të angazhuara në përgjigjeje të këtij rasti, në fshatin Kabash, në hyrje të shtëpisë së të dyshuarit, është arritur të ndalohet automjeti pa tabela i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari I.S., (35 vjeçar, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit, në automjet kishte të ngarkuar: tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 etj., të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

GRANDEMALL

Pas njoftimit të prokurorit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës dhe ATK-në është bërë kontrolli në një lokacion ku janë konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e tekstilit, produkte të ndryshme higjienike dhe një sasi e konsiderueshme e mishit të terur.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Me aktvendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.