ARKATANA

Paralizë ekonomike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Papunësia, varfëria, korrupsioni e krimi i organizuar ekonomik, janë katër çështjet më të mëdha që e karakterizuan vitin që tashmë po e lëmë pas. E ngërçi politik prej rreth gjashtë muajsh, thuajse paralizoi të gjitha aktivitet ekonomike në vend, duke “paralizuar”. Investitorët e huaj për dallim nga viti i kaluar sivjet erdhën më pak, si në numër, ashtu edhe mjete që ata sollën për të investuar këtu. Ndërkaq, rritja ekonomike sivjet në vendin tonë pritet të jetë diku rreth 3 për qind, më e vogël se ajo që është parashikuar në fillim të vitit, por fatkeqësisht edhe kjo nuk vjen si pasojë e rritjes së prodhimit në vend, por si rezultat i rritjes së konsumit, përderisa investimet dhe neto eksportet pritet të kontribuojnë negativisht.

Nga vlerësimi që ka bërë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) del se sivjet konsumi privat

Hidromorava

ka shënuar një rritje reale prej 6,4 për qind, ndërsa konsumi publik pritet të rritet me normë prej 5,0 për qind. Rritja e konsumit privat kryesisht i atribuohet rritjes së remitencave dhe kredive konsumuese gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, përderisa rritja e konsumit publik i atribuohet kryesisht rritjes së shpenzimeve rrjedhëse të Qeverisë.

Për dallim nga viti 2013 investimet në vitin 2014 pritet të shënojnë rënie reale për më shumë se 10 për qind. Në përgjithësi, përkeqësimi i investimeve vlerësohet të jetë pasojë e rënies së konsiderueshme të investimeve publike, të shkaktuara nga vonesat në konsolidimin e institucioneve në vend./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.