Paralelizmi është shtrirë kudo në Kosovë
Prend Buzhala është shkrimtar dhe kritik letrar. Ai ka botuar rreth 30 vepra në studime letrare, kritikë letrare, poezi, prozë dhe publicistikë. Ka punuar gazetar i “Rilindjes” (“Bujkut”) gjatë viteve ’90 e deri në mbyllje të gazetës.
Ishte gazetar edhe gjatë dy vjetëve në zonat e luftës. Në disa media, si gazetar, ka punuar edhe pas luftës, kurse disa herë edhe në institucionet drejtuese arsimore komunale të Klinës prej viteve ’90 e këndej.
Tash është asamblist në Kuvendin Komunal të Klinës dhe aktiv në fushën e kritikës letrare e të jetës kulturore… (Koha Ditore”)


