Mobi Casa

Paralelizmat…

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Drilon Hyseni – Pakicat kombëtare, në Ballkan, nuk janë vetëm problem në Serbi, ato janë një “gur” i mullirit i varur në qafën e shteteve “demokratike”, të cilat trumbetojnë me plot gojën se ofrojnë kushte të mira për joshqiptarët, joserbët, jomaqedonasit, jogrekët e jo… e jo… të tjerë, që nuk ndihen rehat në vendin ku jetojnë dhe veprojnë.

Harta e Serbisë i përngjanë lëkurës së leopardit me laramaninë e pakicave kombëtare. Ky shtet, në vend se të krenohet për begatinë e pakicave, ajo jo rrallë ngryset e shqetësuar për kërkesat e pakicave për më shumë të drejta në fushën e arsimit, kulturës, gjuhës, simboleve kombëtare e vetëqeverisjes lokale.

Beogradi, për dallim nga kryeqendrat e tjera ballkanike, çalon në përmbushjen e standardeve evropiane për pakicat kombëtare. Në familjen e vendeve evropiane, minoritetet kanë të drejta të barabarta. Po, a i gëzojnë të drejtat e barabarta shqiptarët, në krahasim me joserbët e tjerë në Serbi? Jo!

Ato të drejta që i gëzojnë hungarezët, rumunët, sllovakët, sanxhaklinjët, romët etj. nuk i gëzojnë edhe shqiptarët, të cilët radhiten në qytetarë të rendit të dytë a të tretë pas romëve.

Serbia ndjenjën e albanofobisë e ushqen prej shekujsh. Shqiptarët e Luginës, ndonëse i ka të integruar në jetën politike dhe ekonomike të vendit, ajo i mbanë për “kusuritje” me serbët e veriut të Kosovës.

Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, xhandarmëria serbe e hoqi nga Sheshi i Dëshmorëve, në qendër të Preshevës.

Të kota ishin lutjet e shqiptarëve në Beograd, Prishtinë e Tiranë, që mos ta prekin pllakën e përkujtimit për më të dashurit e tyre, të cilët e dhanë jetën për lirinë e vendit.

Pushteti aktual i Beogradit, nuk veproi ngjashëm edhe me Pllakën e Haqif Efendiut në Novi Pazar, të cilën e kishte vendosur Këshilli Nacional i Sanxhakut, në gusht të vitit të kaluar.

Nënkryetari i Serbisë, Vuçiq, e kryeministri Daçiq, dërguan porosi të qarta për sanxhaklinjët, të hiqet pllaka dhe të gjendet një zgjidhje nga organet kompetente të Ministrisë së Drejtësisë, në frymën e ligjit dhe Kushtetutës serbe.

Fundamenti

A do të pësojë Pllaka e Haqif Efendiut në Novi Pazar, fatin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevës, mbetet të shihet në vijim. Një është e ditur, se atë demonstrim të forcës, të cilën Beogradi e tregoi në Luginë, nuk do ta provonte kurrë në Sanxhak. Pse? Jo, pse sanxhaklinjët janë më patriotë e atdhedashës se shqiptarët e Luginës, por pse udhëheqja e tyre politike është më pragmatike, më vizionare.

Lidershipi i Luginës është i ndarë dhe i përçarë pa fund. Atyre u mungon një strumbullarë rreth të cilit do të silleshin të gjithë. Ata kanë shumë parti politike, një Këshill Nacional dhe një deputet republikan. Të ndarë në pozitë e opozitë, ata herë thërrasin në ndihmë kryesinë e këshilltarëve shqiptarë, herë Grupin e Unitetit, herë kuvendet komunale veç e veç. Bashkëpunimi mes tyre është jo i sinqertë dhe shpesh cinik. Mungesa e një bashkëpunimi të ndërsjellë, shpesh i ka sjellë ata jo seriozë si ndaj Beogradit, edhe ndaj Prishtinës. Ata, mjerisht, as sot nuk kanë ndonjë vizion të qartë se çka dëshirojnë për Luginën: autonomi në kuadër të Serbisë, Bashkim me Kosovën, status special, etj.

Për shumë iniciativa spektri politik i Luginë, gjatë takimeve me institucionet në Prishtinë dhe Tiranë, ka marrë këshillimet që ata vetë të vendosin sipas rrethanave ekzistuese. Në disa momente kjo u ka sjell edhe huti. Mirëpo, rasti i Lapidarit dhe porosia e faktorit politik në Kosovë dhe Shqipëri, që të mbrohet nga shqiptarët e Luginës, nuk dha rezultate të pritura.

Grupi i Unitet shqiptar në Luginë doli i befasuar dhe i tradhtuar siç thonë ata, nga Beogradi, ngase ishin të gatshëm ta lëkundin Lapidarin me marrëveshje. Sa qesharake!. Zhvendosjen e Lapidarit si opsion ata e kanë pasur shumë më herët, mirëpo ushqeheshin me iluzione se Beogradi nuk guxon ta destabilizoj Luginën. Manovrat politike të Grupit të Unitet, që i tradhtoi Serbia në prag të marrëveshjes, i përngjajnë shumë përrallës së Kësulëkuqes.

Lugina e Preshevës dhe veriu i Kosovës, sa do që në zhargonin politik të Kosovës dhe Serbisë, merren si dy çështje të ndara, ato dalëngadalë po hyjnë në një pako, pak më ndryshe se ajo e Ahtisarit.

Opsioni i shkëmbimit të territoreve është një ide e kamotshme, në fillim e pakapshme, tabu, madje edhe iluzore. Por, me kalimin e kohës, gjërat po ecin në drejtim të një zgjidhjeje të kënaqshme deri diku për të dy palët negociatore, për të dy shtete shqiptaro-serbe.

Në një intervistë për javoren politike “Zëri”, më 1993 Dr. Ibrahim Rugova pat thënë se nuk ka ndarje të Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të territoreve (veriu i Kosovës: Leposaviq, Shtërpc, Zubin Potok – Luginë e Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë).

Ngjashëm mendojnë edhe intelektualë të kalibrit të Dr. Rexhep Qosjes, Dr. Mark Krasniqit, Adem Demaçit etj. Po edhe në Serbi ka zëra që e propagandojnë një ide të tillë, si një zgjidhje e mundshme për t’i ulur pasionet, ëndrrat, iluzionet.

Perëndimorët vetë e kanë thënë se shqiptarët dhe serbët po deshën mund të merren vesh edhe pa praninë e tyre. Ata vetë vendosin për rregullimin e demarkacionit të kufijve shtetëror, pavarësisht Kushtetutave dhe ligjeve ekzistuese, të cilat nuk janë as Kuran e as Bibël që të mos ndryshohen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.