KKVITI

Paralajmëruesi ‘pikant’ i pranverës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rrepka me ngjyrë të kuqe është një ushqim i duhur pranveror dhe do të duhej ta konsumoni sa më shpesh. Në vijim ju paraqesim disa nga vetitë e saj shëruese.

MBRON TRUPIN

Rrepka (lat. Raphanus sativus) me ngjyrë të kuqe tregon se është e pasur me pigmentin antocian. Kjo substancë është një antioksidues i fortë, i cili ruan qelizat në trup nga shpërbërja dhe forcon shëndetin e mbarë trupit.

PËRMIRËSON TRETJEN

Fundamenti

Shija pikante e rrepkës nxit sekretimin e lëngjeve të lukthit, prandaj zakonisht shërben në formë të sallatës apo pijeve, përkatësisht si aperitiv, i cili hap oreksin. Po ashtu, përmirëson tretjen dhe punën e zorrëve, sidomos te atyre që kanë telashe me jashtëqitje të fortë.

ALEAT PËR FORMËN TRUPORE

Në 100 gramë rrepkë gjenden vetëm 16 kalori, sepse pjesën dërmuese e përbën uji. Prandaj, nuk keni pse habiteni se mund të kënaqni, duke e konsumuar edhe nëse jeni në dietë. Është burim i hatashëm për vitamina C, fibra dietale, kalium dhe folate që dhurojnë energji dhe forcojnë sistemin imun.