Fundamenti

Paralajmëron vetëvrasjen në Facebook, pastaj hidhet nga ura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Nëse ju zhgënjej duke kërkuar falje, kjo nuk do të shërbejë për asgjë”. Ky është mesazhi, i postuar në faqen e tij personale në Facebook, nga një i ri 19-vjeçar, vetëm pak minuta para se të ndërmerrte aktin fatal të vetëvrasjes së tij.

Kështu, Gerardo Tolino, i riu italian nga qyteza e Preturos, pasi ka shkruar këto fjalë, ka marrë rrugën drejt urës së hekurudhës së qytetit të tij, prej nga është hedhur direkt, duke gjetur vdekjen, citon noa.

Ky në fakt, nuk është rasti i parë, kur të rinjtë nën depresion, gjejnë rrjetin e njohur social, si një “portë” të sigurt për të besuar ndjesitë e tyre, qofshin këto edhe të dëshpëruara, vetëm pak minuta para vdekjes.

Në këtë këndvështrim, Facebook, apo edhe të ngjashmit e tij në botën e internetit, paraqesin një rëndësi të veçantë, për të nënkuptuar kontekstet e atyre që gjithsecili prej nesh hedh aty brenda.

Mobi Casa

Një fakt të tillë, e kanë pohuar edhe vetë hetuesit italianë të çështjes në fjalë, sipas të cilëve, duhen marrë në konsideratë gjithçka kemi në profilet tona personale në faqet e rrjeteve sociale, për të kuptuar më mirë ngjarje të tilla që ngjasin, edhe pse nuk duam.

Duke iu referuar për shembull rastit konkret, hetuesit zbuluan sesi djaloshi i vetëvrarë kishte disa kohë, që komentet e tij në Facebook, i shoqëronte një ndjenjë e lartë shqetësimi.

Të cilat, sipas tyre, nëse do të merreshin në analizë më parë, ndoshta akti fatal edhe mund të ishte shmangur.