Eko Higjiena

Paralajmëron Lutfi Haziri: Pritet rikthimi i LDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK do të rikthehet në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

LDK pësoi rezultatin më të dobët në histori të saj në zgjedhjet në nivel vendi të 14 shkurtit ku fitoi diku rreth 13% të votave. Por Haziri thotë se ndryshimet e brendshme do të tregojnë se LDK do të rikthehet fuqishëm.

“Pritet rikthimi i LDK-së”, tha ai.

ARKATANA

“Sado që jemi vonuar në leximin e situatës, mendoj se kemi arritur të kryejmë veprimet e duhura. Sado që kjo parti është përballur me kushte të vështira, kjo parti ka ditur të rikthehet. Kishim fituar Prishtinën pa balotazh. Kemi pasur rezultatin historikisht me të keq të mundshëm, por dorëheqja dhe riorganizimi kanë krijuar një ambient ku mund të diskutohet me njerëz dhe u sqarohet qytetarëve cfarë ka ndodhur. Prapë vjen në shprehje, po e shohim në shumicën e komunave, rikthimi i madh i LDK-së do të jetë me numra dhe me ulëse në asamble”, shtoi ai.

Haziri po kandidon përsëri për komunën e Gjilanit. Ai po kërkon të fitojë mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune. Herën e fundit e kishte fituar komunën pa balotazh. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.