ARKATANA

Paralajmërohet rrezik financiar me shpenzimin e rezervave shtetërore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës po tregohet “dorëlirë” me shpenzimin e rezervave shtetërore. Fondit prej rreth 5 milionë eurosh të kësaj kategorie thuajse i ka ardhur fundi, ndonëse kanë mbetur edhe tre muaj deri në përfundim të vitit. Njohësit e rrethanave politike e ekonomike kanë adresuar një varg kritikash për mënyrën sesi kryeministri i ka shpenzuar fondet e ndara për rezervat shtetërore, teksa paralajmërojnë edhe mundësitë që vendi mund të mbetet lehtësisht pa rezerva, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shpenzimi enorm i rezervave shtetërore ka nxitur reagimin e monitoruesve të pasqyrave financiare të buxhetit shtetëror.

FIDANISHTJA

Ata janë duke paralajmëruar pozitë të vështirë të vendit si pasojë e keqmenaxhimit financiar të Qeverisë, të cilën e kanë quajtur krejtësisht të pakujdesshme në këtë aspekt. Mundësinë e shpenzimit të rezervave shtetërore nuk e kanë përjashtuar as përfaqësuesit e Qeverisë.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se në rast të shpenzimit të rezervave shtetërore mund të sigurohen mjete shtesë përmes rrugëve ligjore, të cilat garantohen nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.