Paralajmërohet kontroll i shtuar për respektimin e masave kundër gripit

Viti – Gjendja epidemiologjike po vlerësohet serioze, pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH) në mbledhjen e sotshme, ka bërë thirrje që të respektohen masat kundër gripit, në mënyrë që ndërpritet zinxhiri i infektimit të mëtutjeshëm.

Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se raportet e mbrëmshme për Vitinë, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, janë shpresëdhënëse, pasi shumica e testeve dolën negative. Kurse ka shprehur keqardhje që ka pasur edhe raste të reja me virus.

Sidoqoftë, ai ka kërkuar vëmendje të shtuar nga të gjithë për t’i kontribuar për të mirë situatës aktuale. Përndryshe, sipas tij, rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të vlejnë derisa nuk vendoset ndryshe.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili, tha se nevojitet kontroll i shtuar i respektimit të masave, sidomos në fushën e gastronomisë, ku potencialisht frekuentimi i qytetarëve është më i madh.

Drejtori i Inspektoratit, Skender Ahmeti, tregoi se inspektorët për çdo ditë janë në terren dhe po vëzhgojnë situatën.

Ai tha se në disa raste janë shqiptuar edhe masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk kanë zbatuar vendimet në fuqi.

Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 27 të infektuar me Covid-19. Sot janë marrë mostra të reja për testim, kurse po gjurmohen kontaktet e mundshme të personave të infektuar./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).