Eko Higjiena

Paralajmërohet këngë e re nga Adelina Ismaili

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, gjatë këtij viti shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin muzikor “T’iqja”.

Ndërkohë, ajo vazhdoi duke mbajtur koncerte gjithandej në trevat shqiptare, duke u pritur mirë e duartrokitur nga publiku.

Për të gjithë fansat e saj të shumtë ka një lajm të mirë, pasi Adelina së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur producenti Granit Gashi, i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet bashkë me këngëtaren.

FIDANISHTJA

“Së shpejti”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se Adelina ka gati shumë shpejt një këngë të re.

Kjo këngë do të jetë produkt i studios muzikore “Massive Production”, ndërsa pritet të realizohet edhe me klip.

Ndryshe nga Adelina, pasive këtë vit ka qenë motra e saj, këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila është shprehur se për momentin nuk sheh ndonjë interes nga muzika, dhe se është angazhuar në një fushë tjetër, në profesionin për të cilin ka studiuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.