Fundamenti

Paralajmërohet kallëzim penal për rritjen e pagave politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata Kushtetuese e ka mbështetur vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes. Ky institucion po pretendon se nuk ka gjetur asnjë shkelje të vetme të dispozitave kushtetuese nga 30 deputetët e Kuvendit, që iu drejtuan Gjykatës duke vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e vendimit për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë politikë në Qeverinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga vendimi i nënshkruar do të përfitojnë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që me rritje do të marrin pagë 3 mijë e 400 euro, nga 1 mijë e 653 sa llogaritej pa shtesa e mëditje.

UBT

Për këtë vendim deputetja Albulena Haxhiu nga radhët e Vetëvendosjes, e cila njëkohësisht e ka përcjellë në Kushtetuese kërkesën për rishqyrtim të rritjes së pagave të zyrtarëve qeveritarë, ka paralajmëruar edhe kallëzim penal për kryeministrin, ministrat që morën pjesë në vendim, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që vendosën në favor të tij.

Haxhiu në një prononcim dhënë gazetës “Zëri” e ka konsideruar si abuzim të parasë publike faktin që Kushtetuesja i dha të drejtë kryeministrit për këtë çështje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.