GRANDEMALL

Paralajmërohet bllokimi i Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e parë plenare për vitin 2016 nën kërcënimin e partive opozitare për bllokimin e Parlamentit. Pozita dëshiron që me çdo kusht ta mbajë seancën, qoftë edhe në sallën alternative.

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e parë plenare për sesionin pranveror nën kërcënimin e partive opozitare se do të përdorë çdo mjet për bllokimin e seancave. Sipas deklaratave që vijnë nga tabori opozitar, pas një pauze dymujore, do të rikthehet gazi lotsjellës në Kuvend e bashkë me të edhe sinjali për vazhdim të bllokadës.

Madje, opozita ka thirrur aktivistët dhe qytetarët që të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit të premten, kur pritet të mbahet seanca plenare. Por, partitë në pushtet e quajnë të papranueshëm bllokimin e institucioneve për të zhvilluar punën, duke thënë se është e papranueshme tendenca e opozitës që përmes dhunës të krijojë kriza.

UBT

Sadri Ferati, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për “Zërin” se është obligim ligjor e kushtetues që institucionet të funksionojnë. Ai e quan thirrjen e seancës për të premten krejt në rregull, por, sipas tij, për keqardhje është nëse opozita përdor mjete të dhunshme dhe “de facto” kishte për të qenë cenim i të drejtës së të tjerëve për të punuar dhe për t’i ushtruar përgjegjësitë para ligjit.

“Unë nuk jam ai që marr vendime, por ne kemi pasur raste nga e kaluara që kur është prishur një mbledhje është vazhduar një ditë tjetër, por kemi pasur edhe raste kur është vazhduar qoftë në sallën alternative apo jemi kthyer më vonë në seancë. Por, të përdorë mjete të dhunshme përveçqë të mos marrë pjesë vetë, t’i pengojë të tjerët nuk është në rregull”, ka thënë Ferati./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.