KKVITI

Paralajmërohen kompromise të reja me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar në Sofje të Bullgarisë se nga përfundimi i negociatave me Serbinë asnjëra palë nuk fiton qind për qind dhe se duhet të ketë akomodim më afirmativ për serbët. Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile druajnë se pala kosovare do të bëjë kompromise të reja në raport me Serbinë, duke i dhënë Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kompetenca ekzekutive, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë do t’u ofrojë akomodim më afirmativ serbëve të Republikës së Kosovës.

Një paralajmërim të tillë monitoruesit e procesit të dialogut Kosovë – Serbi e shohin të ndërlidhur kryekëput me çështjen e asociacionit.

Sipas tyre, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet me kompetenca ekzekutive, ndonëse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Se Serbia kërkon kompromis në interes të serbëve të Kosovës e ka pohuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar përfaqësuesit e opozitës kosovare, të cilët thonë se askush nuk guxon të bëjë kompromise në dëm të Kosovës.

I pari i shtetit Hashim Thaçi ka deklaruar se nga përfundimi i negociatave me Serbinë përfitojnë të dyja palët sado që asnjëra 100 për qind.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.