GRANDEMALL

Paralajmërohen befasi në Kryesinë e re të PDK-së!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me shkuarjen e Hashim Thaçit nga Partia Demokratike e Kosovës, pritet që të ketë ndryshime të shumta edhe në strukturën e kësaj partie. Burime të Gazetës Blic brenda kësaj partie kanë bërë të ditur se organi më i rëndësishëm i kësaj partie- Kryesia pritet që të ketë rifreskime.

Kadri Veseli, është duke negociuar me shumë personalitete që t’i marrë në Kryesi të partisë.

“Me shkuarjen e Hashim Thaçit në Presidencë dhe me shkuarjen e Vlora Çitakut si ambasadore e Republikës së Kosovës në Nju York, kanë mbetur dy vakante në Kryesi. Kadri Veseli ka vendosur që të paktën t’i shtoj edhe 5- 6 emra të rinj në këtë organ të partisë”, ka theksuar ky burim.

Gazeta Blic edhe para disa ditësh ka raportuar se Veseli i ka bërë ofertë ish- nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala që t’i bashkohet partisë më të madhe në vend, por që ka marrë përgjigje negative.

Mobi Casa

Ky burim nuk ka treguar emrat tjerë me të cilët po negocion Veseli, por ka shtuar se janë personalitete të njohura dhe me kredibilitet në shoqëri.

“Veseli po mundohet që përmes prurjeve të reja, të mbuloj hapësirën e lënë nga Hashim Thaçi, në mënyrë që partia të mos pësoj rënie të madhe”, tha ky zyrtar i lartë i PDK-së, në kushte anonimiteti.

Ndërkohë, pritet që brenda pak javësh të mbahet Kuvendi zgjedhor, ku formalisht pritet që Veseli të votohet për kryetar të PDK-së, e cila për 17 vjet me radhe u drejtua nga Hashim Thaçi./ Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.