UBT

Paralajmërimi serioz: Ky është skenari me ftesat e Gjykatës Speciale

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Ndaj edhe ftesat e ditëve të fundit, para se një paralajmërim serioz për raundin e tretë të zhvillimeve më dramatike, që mundë të jetë zyrtarizimi i aktakuzave dhe fillimi fshesës së arrestimit të figurave kyçe të ish komandantëve dhe përfaqësuesve politik që gjenden në listën e të dyshuarve të Speciales, janë më tepër aksion për ta “pastruar” figurën e përlyer të Hahim Thaçit dhe presion për mbajtjen e tij në pushtet, si dorë të zgjatur të saj, për ti ndihmuar Serbisë në ndarjen e Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Gani Qarri në një bisedë për “Kosova Sot Online” situatën e fundit që po e kalon Kosova, me institucione kalimtare pa stabilitet dhe ftesat që po vijnë për ish komandantët nga Gjykata Speciale, e ka konsideruar si një situatë të rëndë, e cila ka ndikim negativ në skenën politike dhe në procesin e formimit të qeverisë së re nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas Qarrit, ky është një projekt i orkestruar nga humbësit e zgjedhjeve që tani kanë për qëllim krijimin e një gjendje kaotike më vend, ruajtjen e pushtetit dhe krijimin e pengesave për formimin e qeverisë së re, për t’i mundësuar edhe Hashim Thaçit realizimin e projektit të ndarjes.

Sipas Qarrit, tronditjen e parë dhe ndëshkimin strukturat e inkriminuara të qeverisjes nga mandati i kaluar, e morën në zgjedhjet e fundit.

HW

“Skena politike në vend ka pësuar tronditje nga zgjedhjet dhe jo nga Gjykata Speciale, kështu që si helmimi me zarfa, rinumërimi i vendvotimeve të caktuara, gabimet e qëllimshme të komisionarëve me fletëvotime dhe ofensiva e cila ka filluar së fundmi me ftesat e turit të dytë për intervistim, të përfaqësuesve të rangut të lartë të eprorëve të komandimit në strukturat e UÇK-së dhe përfaqësimit në politikën kosovare, kanë për qëllim shfrytëzimin e zbrazëtisë ndërmjet ndërrimit të qeverive, për krijimin e kaosit në Kosovë, pengimin e formimit të Qeverisë së re nga parti me të cilat Serbia nuk do të mund të koketonte, siç ka koketuar me partinë e Hashim Thaçit tash e mbi dhjetë vite me radhë dhe ruajtjen e ndikimit të vet në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, tanimë nuk është ndonjë sekret i madh për tu zbuluar se si Serbia në bashkëpunim me SHIK-un, e kanë futur nën kontrollin e tyre edhe ushtrojnë ndikim edhe tek Gjykata Speciale, prandaj këto ftesa për intervistim të disa figurave kyçe komanduese të UÇK-së, kanë një skenar të përgatitur së bashku nga strukturat e shërbimit sekret serb dhe të SHIK-ut.

“Siç dihet Serbia ka ndikim dhe dirigjon drejtpërdrejtë me Gjykatën Speciale, përmes së cilës në koordinim me SHIK-un po përpiqet ti paraqes partitë e ashtuquajtura “të dala nga lufta” si viktima, dhe ndihmoi ato në shkelmat e fundit, të humbjes së madhe, për ri kapjen eventuale të pushtetit në Kosovë. Ndaj edhe ftesat e ditëve të fundit, para se një paralajmërim serioz për raundin e tretë të zhvillimeve më dramatike, që mundë të jetë zyrtarizimi i aktakuzave dhe fillimi fshesës së arrestimit të figurave kyçe të ish komandantëve dhe përfaqësuesve politik që gjenden në listën e të dyshuarve të Speciales, janë më tepër aksion për ta “pastruar” figurën e përlyer të Hahim Thaçit dhe presion për mbajtjen e tij në pushtet, si dorë të zgjatur të saj, për ti ndihmuar Serbisë në ndarjen e Kosovës”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.