RCCOLA

Paralajmërimi për Kosovën: Vetëm kështu goditen milionerët e krimit të organizuar

/ 4 minuta lexim

“Fenomeni i personave që brenda natës bëhen milionerë e multimilionerë pa punuar kurrë në jetën e tyre dhe të pushtetarëve me të ardhura mesatare sa për të jetuar në mënyrë modeste, janë zhytur në luks të pashembullt, janë dy kategori që përbëjnë materie për hetim nga prokuroria e shtetit, e që për fat të keq, kjo prokurori është e kapur po nga këta njerëz dhe ndikohet nga nëntoka e partive politike, sidomos e atyre të ashtuquajturit “Krahu i Luftës”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Zbatimi i Ligjit të Vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Kosovë, por edhe në të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit, po shihet nga analistët politikë si çelësi kryesor për shkatërrimin e rrjeteve kriminale të ndërtuara nga mafi politike, për këto dy dekada të shtetndërtimit që po i lëmë pas.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti i njohur politik, Nexhat Haziri.

“Vetting-u është një proces i domosdoshëm në Kosovë, ku do t’i nënshtroheshin të gjithë bartësit e institucioneve të vendit dhe të tjerët të angazhuar me përgjegjësi në këto institucione duke filluar nga politika, drejtësia, institucionet e sigurisë, por edhe institucione të tjera. Fenomeni i krimit të organizuar dhe korrupsionit që është prezent në institucionet më të larta të shtetit, e që një kohë ka filluar të diktoj jo vetëm politikën, por edhe fushën e biznesit dhe ndikimi po ashtu i madh edhe në fushat e tjera, ka bërë që vendi të shënoj regres në shumë fusha, e sidomos në agjendën e integrimeve euro-atlantike, si rezultat i raporteve nga institucione kredibile ndërkombëtare të cilat realisht e përshkruajnë Kosovën si një shtet i kapur nga krimi i organizuar”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Eco Higjiena

Sipas tij, nuk duhet lejuar që edhe më tutje të mbeten të pa prekshëm dhe të pa ndëshkuar kokat e krimit të organizuar, që në shtetin tonë të varfër po pasurohen brenda natës, në kurriz të qytetarëve dhe duke plaçkitur buxhetin e shtetit.

“Fenomeni i personave që brenda natës bëhen milionerë e multimilionerë pa punuar kurrë në jetën e tyre dhe të pushtetarëve me të ardhura mesatare sa për të jetuar në mënyrë modeste, janë zhytur në luks te pashembullt, janë dy kategori që përbëjnë materie për hetim nga prokuroria e shtetit, e që për fat të keq, kjo prokurori është e kapur po nga këta njerëz dhe ndikohet nga nëntoka e partive politike, sidomos e atyre të ashtuquajturit “Krahu i Luftës”. Për t’iu kthyer kategorive që i cekëm më lartë, janë njerëzit, që politikanët e fuqishëm përmes tyre bëjnë shpëlarjen e parave dhe se Kosova është një Panama e Ballkanit, sidomos shpëlarja e parave në sektorin e ndërtimtarisë por edhe të zinxhirëve të marketëve të ndryshme . Ndërsa kategoria e pushtetarëve dhe pasurimi i tyre i shpejtë, duke u shndërruar në multimilioner është në sajë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos nga tregtia e paligjshme për të cilën në Kosovë flitet shumë pakë, siç është tregtia e drogës e cila kontrollohet nga politikan të fuqishëm, tregtia me armë, duhan dhe alkool, por edhe nga monopoli që kanë krijuar në disa sektor të ekonomisë”, shprehet Haziri për “Kosova Sot Online”.

“Prandaj kjo situatë e rëndë në Kosovë, e prodhuar nga një klasë politike ku pjesa më e madhe e sajë përbëhet nga njerëz të fuqishëm të inkriminuar, mund të përmirësohet dhe vendit t’i kthehet shpresa për një normalitet në të gjitha fushat e jetës vetëm në saje Vetting-ut”, përfundon Haziri për “Kosova Sot Online”.