Eko Higjiena

Paralajmërimi: Kështu po vidhet buxheti i shtetit nga pushtetarët e inkriminuar

/ 5 minuta lexim

Ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka dalë kundër udhëtimeve të ndryshme të qeveritarëve të Kosovës jashtë vendit, pa ndonjë arsye të nevojshme, por që krijojnë kosto të madhe buxhetore për shtetin dhe shpenzimet nuk e arsyetojnë aspak interesin publik.

“Udhëtimet e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës jashtë vendit me ftesa të shoqatave kulturore të përafërta dhe në bashkëpunim me pushtetarët e inkriminuar, e kanë dëmtuar për vite të tëra buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës. Paradoksalisht ka ndodhur që në një përvjetor të pavarësisë së njërit nga dy shtetet e pavarura (Shqipërisë apo Kosovës), në një orë letrare apo aktivitet tjetër në perëndim të shkojnë përveç kryeministrit, edhe nga 2-3 ministra, ambasador e staf i zgjeruar diplomatik si dhe familjarë, përfshirë edhe dashnoret e tyre, ku shpesh herë kostoja e shpenzimeve të përgjithshme ka shkuar nga disa dhjeta mijëra në qindra mijëra euro”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online” .

Ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka dalë kundër udhëtimeve të ndryshme të qeveritarëve të Kosovës jashtë vendit, pa ndonjë arsye të nevojshme, por që krijojnë kosto të madhe buxhetore për shtetin dhe shpenzimet nuk e arsyetojnë aspak interesin publik.

Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti politik, Florim Zeqa.

“Udhëtimet e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës jashtë vendit me ftesa të shoqatave kulturore të përafërta dhe në bashkëpunim me pushtetarët e inkriminuar, e kanë dëmtuar për vite të tëra buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës. Paradoksalisht ka ndodhur që në një përvjetor të pavarësisë së njërit nga dy shtetet e pavarura (Shqipërisë apo Kosovës), në një orë letrare apo aktivitet tjetër në perëndim të shkojnë përveç kryeministrit, edhe nga 2-3 ministra, ambasador e staf i zgjeruar diplomatik si dhe familjarë, përfshirë edhe dashnoret e tyre, ku shpesh herë kostoja e shpenzimeve të përgjithshme ka shkuar nga disa dhjeta mijëra në qindra mijëra euro. Të mos flasim për vizitat e shpeshta të ministrave dhe zv. ministrave në shtetet evro-perëndimore, që buxhetit të Kosovës për çdo muaj i kanë kushtuar me dhjetëra mijëra euro”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online” .

RCCOLA

Analisti Zeqa thotë se edhe në rastet kur ka pasur ftesa për dërgimin e delegacioneve zyrtare jashtë vendit, me plotë arsye dhe interes për vendin dhe diasporën, qeveritarët e kanë keqpërdorur atë rast, duke dërguar në konferenca me rëndësi dhe zhvillime me rëndësi vetëm “asistentët“ e tyre servil.

“Si zakonisht, për vizita jashtë vendit, nga kryeministrat janë zgjedhur më servilët, më të pa shpirtit dhe më të shkathëtit në vjedhjen e buxhetit të shtetit. Vjedhja ka ndodhur përmes fryrjes së çmimeve të pijeve alkoholike, drekave e darkave në hotelet luksoze, biletave dhe transportit përcjellës që bashkatdhetarët ua bëjnë çdo herë gratis. Kësaj plaçkitje sistematike të buxhetit të shtetit në dhjetëvjetëshin e fundit i kanë ndihmuar në masë të madhe sekserët e pushtetit në diasporë, përmes të cilëve pushtetarët e inkriminuar i kanë shpëlarë edhe paratë e pista në emër të “mbulimit” të aktiviteteve të mërgatës sonë. Prandaj, me të drejtë ambasadori amerikan gjatë ditës së premte deklaroi: “Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës jashtë vendit është i panevojshëm dhe i kotë”. Reagimet e ambasadorit amerikan Kosnett janë të bazuara në shumë argumente, disa prej të cilave i ceka më sipër dhe ai me shqetësim po pyet, a do t’i ndalë qeveria e re udhëtimet e panevojshme jashtë vendit”, theksoi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, udhëtimet e qeveritarëve jashtë vendit, jo vetëm që nuk po e ndihmojnë mërgatën, por edhe po e ndajnë dhe irritojnë akoma më shumë atë , për shkak të ndarjes së mërgimtarëve në baza partiake, klanore dhe rajonale.

“Mërgimtarët kanë nevojë dhe kërkojnë trajtim dinjitoz në vendin e tyre, me rastin e pushimeve në vendlindje, duke filluar nga hyrja në pikat kufitare, rregullimi i dokumentacionit dhe lirimi nga tatimi për shtëpitë e banimit që i shfrytëzojnë pak ditë brenda vitit e deri tek heqja e haraçit për investime kapitale në vendlindje. Të gjitha këto që i ceka më sipër, janë shqetësime të mërgimtarëve, por edhe brenga të qytetarëve të Kosovës, pasojat e të cilave po i ndjejnë dhe përjetojnë dita-ditës, si rezultat e mungesës së investimeve të mërgimtarëve në Kosovë. Derisa në Kosovë të mos funksionojë sistemi i drejtësisë, pushtetarët dhe zyrtarët e të gjitha pushteteve do të vazhdojnë të zhvatin buxhetin e shtetit në çdo mënyrë dhe pa hezitim”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.