Hidromorava

Paralajmërimi i rëndë: Ja kush po e rrezikon falimentimin e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Duke parë rrezikun e humbës së thellë në zgjedhjet e 6 tetorit, për shkak të qeverisjes krejtësisht të dështuar në dy vitet që kanë lënë pas, partnerët e koalicionit PAN, secili për hisen e tyre po e shfrytëzojnë këtë gjendje kaosi institucional që ta rrisin klientelën e tyre nëpërmes punësimeve për të forcuar pozitën e me vota për zgjedhje.

“Theqafja e këtij pushteti po intensifikohet me veprimet joligjore të cilat e kanë karakterizuar që nga fillimi. Projektet të cilat është dashtë të realizohen më herët tani po realizohen shpejtë e shpejtë,vetëm për të shpenzuar buxhetin, shpejtësia është prodhim i djallit. Zyrtarët e thjeshtë nuk punojnë asgjë duke kalkuluar se a do të mbesin në detyre apo jo, po kalkulojnë të gjithë që nga prokurorët e deri te zyrtari i fundit, deri te ai i fotokopjeve”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Duke parë rrezikun e humbës së thellë në zgjedhjet e 6 tetorit, për shkak të qeverisjes krejtësisht të dështuar në dy vitet që kanë lënë pas, partnerët e koalicionit PAN, secili për hisen e tyre po e shfrytëzojnë këtë gjendje kaosi institucional që ta rrisin klientelën e tyre nëpërmes punësimeve për të forcuar pozitën e me vota për zgjedhje.

Reagimet e ashpra kanë filluar të vijnë për këtë mënyrë të vazhdimit të kapjes së shtetit edhe nga subjektet politike opozitare, të cilat kanë ndezur alarmin se kanë informacione shumë të besueshme për këto punësime të kundërligjshme dhe pa konkurs, pasi informatat ju shkojnë pikërisht nga institucionet dhe kompanitë publike.

Shqetësimin për këtë vazhdim të ngarkimit të administratës me klientelë politike shprehin edhe analistët politikë, sipas të cilëve ky veprim i kundërligjshëm tregon se partitë politike në Kosovë janë gati që ta falimentojnë edhe shtetin, vetëm për ta ruajtur pushtetin e tyre.

Uji Dea

Sidoqoftë duke besuar se shumica qytetarë e ka kuptuar se këto parti kapëse të shtetit duhet të ndëshkohen, analisti, Hasan Preteni thotë se ka shpresë që me humbjen e pushtetit, kësaj radhe do të shkojnë në theqafje edhe klientelat e tyre politike që po i rehatojnë tani nëpër institucione, në funksion të forcimit të pozitës elektorale- votave.

“Theqafja e këtij pushteti po intensifikohet me veprimet joligjore të cilat e kanë karakterizuar që nga fillimi. Projektet të cilat është dashtë të realizohen më herët tani po realizohen shpejtë e shpejtë,vetëm për të shpenzuar buxhetin, shpejtësia është prodhim i djallit. Zyrtarët e thjeshtë nuk punojnë asgjë duke kalkuluar se a do të mbesin në detyre apo jo, po kalkulojnë të gjithë që nga prokurorët e deri te zyrtari i fundit, ai i fotokopjeve. Përçarjet e tyre tani në fund kanë filluar të dalin në shesh, ishin që nga fillimi por “marrëveshja” për të gllabëruar dhe ndarë postet ishte ajo që i heshti të gjithë.”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë së ne fillim të mandatit të PAN-it gjithçka është dukur se po funksionon mirë sepse në ndarjen e posteve deri në nivel departamenti, për ndarjen e tenderëve dhe interesave tjerë ishin bashkë.

“Pasiguria e tyre me përfundimin e mandatit po i shpalos të gjitha të zezat dhe të bërat e tyre, populli thotë: “Mos e vet se të kallxon vetë” Prandaj qeveria e re duhet të filloi punën duke e angazhuar edhe zyrën e Auditorit Kombëtare për ti audituar të gjitha institucionet qendrore dhe Ndërmarrjet Publike në nivelin qendror, për të zbuluar të gjitha abuzimet që mundë të jenë bërë nga kjo qeveri në ikje”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.