FITORJA

Paralajmërimi i Macron për marrëveshjet me Serbinë dhe Asociacionin: Javët e ardhshme vendimtare, shpresoj Kosova t’i marrë vendimet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Francës, Emanuel Macron në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke perfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, shkruan Gazeta Express.

Macron ka thënë se shpreson që Kosova do të marrë vendimet të guximshme dhe të nevojshme.

“Javët e ardhshme do te jene vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, e cila ne veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve te reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoi qè Kosova te marre vendimet e guximshme që janë te nevojshme dhe qe do t’i mundësoje te përparoje ne trajektoren e saj evropiane”, tha presidenti francez.

Hidromorava

Macroni ka lavdëruar “përparimin mbresëlënës të bërë që nga pavarësia, 16 vjet më parë”.

Ai ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke vlerësuar se sfidat më 2024 janë të shumta për shkak të luftës në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Macroni ka deklaruar se “në këtë kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një sfidë parësore”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.