UBT

Paralajmërimi i infektologut: Pak vaksina, Kosova mund të përballet me një valë të re të infektimeve

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Infektologët në vend thonë se ndonëse ka filluar vaksinimi masiv, ende mbetet numër shumë i vogël i të vaksinuarve. Megjithëkëtë ata paralajmërojnë një valë të re gjatë muajve shtator e tetor, por që intensiteti i infeksionit do të jetë shumë më i ulët se ky që po mbetet pas.

Ndonëse po cilësohet nga ekspertë shëndetësorë që vaksina kundër Covid-19 është vonuar në vendin tonë, ata po bëjnë thirrje për vaksinim, kurdo që t’iu jepet mundësia.

Infektologu Ilir Tolaj në një bisedë për Radio Kosovën, tha se shembulli i Anglisë me variantin Delta të Koronavirusit, po tregon që po infektohen vetëm ata që nuk janë vaksinuar dhe ata që nuk e kanë kaluar infeksionin me Covid-19.

“Është e rëndësishme që popullata që nuk ka rënë në kontakt me virusin të vaksinohet sa më shpejtë. Në këtë aspekt vaksinimi e ka rëndësinë e vet. Në anën tjetër vaksinimi do ta shton imunitetin edhe të atyre që e kanë një nivel të fituar të imunitetit dhe do të ndihmojë në imunitetit kolektiv të përgjithshëm’’, tha Tolaj.

Sipas infektologut Tolaj, tashmë në Kosovë mbi 60 për qind e qytetarëve, e kanë kaluar infeksionin me Covid 19. Tolaj nuk e përjashton mundësinë e një vale të re të Koronavirusit pas pushimeve verore, por që ai parasheh të jetë i intensitetit shumë më të ulët.

Eco Higjiena

“Një valë e re është e mundur që të ndodh në shtator ose tetor, por që do të jetë e një intensiteti shumë më të ulët se që kanë qenë këto paraprake. Por në përgjithësi autoritetet janë vonuar për një vaksinim masiv, janë vonuar edhe me veprimet e tyre aktive për ta bindur popullatën për vaksinim si dhe nuk janë në nivel as me hulumtimin e rasteve të reja që po ndodhin në Kosovë dhe kjo është për një kritikë që mund të na kushtojë në periudhat e më vonshme’’, deklaroi Tolaj.

Ndryshe, imunizimi masiv ka nisur më 14 qershor. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se pas shumë vështirësive është nisur rrugëtimi drejt imunizimit masiv. Ai tha se së shpejti mbërrin dhe kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës.

“Shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurt dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur”, tha ai.

Sidoqoftë, Kosova ka nisur procesin e vaksinimit me 13 mars.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.