Fundamenti

Paralajmërimi i admiralit amerikan në pension: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike ndaj rrjetit energjetik në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Admirali i pensionuar amerikan dhe ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-s, James Stavridis, ka ngjallur shqetësime rreth ndërhyrjes së mundshme ruse në Ballkan, duke iu referuar luftës hibride si mjeti potencial i agresionit.

Në një artikull të botuar së fundmi në “Bloomberg”, Stavridis theksoi rrezikun e sulmeve kibernetike që mund të cënojnë infrastrukturën jetike të Kosovës, një veprim që do të shtonte tensione dhe pasiguri në rajon.

Admirali i pensionuar parashikon se një ofensivë e tillë nga ana e Kremlin-it përfshirë sulme në rrjetin energjetik të Kosovës, do të krijojë konfuzion të madh dhe pakënaqësi sociale.

Ai shton se NATO duhet të ndërmerrë hapa konkretë për t’u përballur me një kërcënim të tillë, duke sugjeruar fuqizimin e mbrojtjes kibernetike për Kosovën dhe Bosnjën joserbe.

Stavridis gjithashtu i vëren ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, përtej konfliktit në Ukrainë, duke treguar se Ballkani Perëndimor mund të jetë në radhë të synimeve të tij.

Ai nënvizon që ndonëse katër shtete të Ballkanit janë pjesë e NATO-s, ka vende si Serbia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina që mbeten të ekspozuara ndaj ndikimit rus.

Hidromorava

Admirali në pension theksoi po ashtu rolin e Serbisë në strategjinë e Putinit për rajonin, duke e identifikuar si një pion në tentimet për të shtyrë Kosovën, e cila përballet me sfidën e një strukture të paqëndrueshme dhe të lëkundur politike.

Për më tepër, ai argumenton se Milorad Dodik, lideri bosnjak serb, është një aktor kyç në planet e Putinit për të përçarë dhe destabilizuar Bosnjë-Hercegovinën.

Opinioni i Stavridis reflekton gatishmërinë e Perëndimit për të ndërmarrë veprime për të parandaluar çdo lloj trazirash që mund të nxitën nga Rusia në këtë rajon të ndjeshëm.

Ai sugjeron një ndarje rajonale të përpjekjeve brenda NATO-s, ku shtetet anëtare në Ballkan dhe fqinjësit e tyre të marrin masa të rritura për të mbrojtur stabilitetin e rajonit, duke ndihmuar kështu edhe në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë.

Ky paralajmërim vjen si një kujtesë e qartë se sfidat e sigurisë globale janë të ndërlikuara dhe se ndikimi i luftës në Ukrainë ka potencialin të ketë një efekt domino mbi dinamikat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.